Nje dyshek nuk eshte i perjetshem, dhe ne shumicen e rasteve, rekomandohet qe ai te nderrohet çdo 7-10 vjet. Me kalimin e kohes, dysheku humb elasticitetin dhe mbeshtetjen e tij, gje qe mund te ndikoje ne cilesine e gjumit dhe shendetin tuaj fizik. Shenjat e para qe nje dyshek ka nevoje per zevendesim jane nese fillon te krijoje forma te gropave, humbet elasticitetin ose nese ju zgjon shpesh me dhimbje shpine.
Per ta mbajtur dyshekun te paster dhe te qendrueshem per me shume kohe, pastrimi i tij i rregullt dhe perdorimi i nje mbrojtesi te mire jane vendimtare. Kjo shmang akumulimin e pluhurit, alergjeneve dhe baktereve, duke e bere dyshekun me higjienik dhe me te qendrueshem ne kohe.
